• |
ide | kryesore

Lukaku e Hakimi nuk përsëriten më: Inter rinovon me Lautaron për 5 vjet

-Instant, Sport



Lautaro Martinez u kthye titullar në Verona, shënoi golin e barazimit të zikaltërve e mund të festojë tani edhe rinovimin. Më në fund, Inter dhe Lautaro Martinez kanë gjetur marrëveshjen për të vazhduar së bashku. Akordi u arrit në bazë e një page prej 6 milionë plus bonus në sezon dhe do të ketë një kohëzgjatje prej pesë vjetësh (kontrata aktuale do të përfundonte më 30 qershor 2023).

Me këtë marrëveshje përfundon një negociatë e gjatë që mbajti pezull tifozët zikaltër prej të paktën nga vera e kaluar, kur transferimi i tij në Barcelonë dukej i sigurt. Telenovela vazhdoi edhe këtë vit me interesimin e Tottenham. Në fund, Lautaro zgjodhi ti besojë projektit të Zhang dhe vendosi të vazhdojë me fanellën e Interit për një kohë të gjatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *