• |
ide | kryesore

Motra e Ronaldos injoron Juven: “Mirë se erdhe në një vend që të meriton”

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo me veshjen e një Mbreti, i kompletuar me një fron dhe një kurorë, dhe sigurisht shoqëruar me një koment aspak elegant mbi të kaluarën e afërt të CR7 (atë të veshur bardhezi): “Mirësevjen në shtëpi i dashuri im, mirë se erdhe në një vend që të meriton. Çfarë lumturie, çfarë krenarie! Faleminderit që je një njeri kaq i madh”. Ky është postimi në Instagram i Katia Aveiros, motra e kampionit portugez, e cila me sa duket nuk e vlerësoi veçanërisht ambjentin e Torinos, duke u gëzuar për të ardhmen te Manchester United, të të vëllait të famshëm.

Një familje, ajo e Ronaldos, e cila shpesh përfshihet në komente pikante për çdo ngjarje që lidhet me kampionin portugez, sidomos kur shqetësohen për ndonjë padrejtësi të mundshme të kryer ndaj tij. Dicka më pak se para një jave ishte radha e Elmës, motrës së madhe, e cila në rrjetet sociale ishte zemëruar për golin e anuluar në Udine.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *