• |
ide | kryesore

Numri 7 është i Cavanit e 9 e Martial: ja cilën fanellë mund të mbajë portugezi te United

-Instant, Sport



CR28? Transferimi i bujshëm i Cristiano Ronaldos nga Juventus te Manchester United ka hapur një skenar kurioz, përkatësisht atë të një pseudonimi të ri për kampionin portugez. Fanella me numrin 7, të cilën ai e ka veshur që në përvojën e parë me Djajtë e Kuq, në fakt është “e zënë”. Pronari i 7-ës është Edinson Cavani, dhe sipas rregullores së Premier League (për të qenë të saktë Seksioni M i Players’ Identification and Strip”), duke qenë se sezoni tashmë ka filluar, nuk mund të vishet nga dy lojtarë të të njëjtit ekip, edhe pse në kohë të ndryshme. Shansi i vetëm për Ronaldon do të ishte një shitje e uruguajanit nga United, e cila nuk duket të jetë as në ide. Mund të ketë gjithashtu një përjashtim nga liga, por kurrë nuk është dhënë më parë.

Një ide mund të ishte ajo e 77, por edhe këtu hyn në lojë rregullorja e Premier League e cila ndalon numrat mbi 50, të rezervuar për lojtarët e sapoardhur (në Champions është e lejueshme). Ndër jo shumë numrat në dispozicion të Cristianos në Old Trafford është 28-a, që portugezi e kishte mbi supet e tij kur luante për Sporting Lisbona. “Kur mbërrita te United në 2004 – ka thënë Cristiano në të kaluarën – i kërkova atë fanellë. Ferguson më tha ‘Jo, do të mbash 7’. U tmerrova, e dija se ishte e Beckham. Por e pranova sfidën dhe ka qenë numri im me fat që atëherë. Fitova gjithçka me 7”. Një shtatë që te United kishte qenë gjithashtu e George Best dhe Eric Cantona. Në fillim të sezonit numrin 28 e kishte Facundo Pellistri, por uruguaiani 19-vjeçar është huazuar te Alaves.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *