• |
ide | kryesore

Pochettino bën të paditurin: “Mbappé është i grumbulluar, nuk më ka thënë se dëshiron të ikë”

-Instant, Sport



“Kylian është stërvitur shumë mirë, si zakonisht. Është i grumbulluar për nesër. Nëse më ka lajmëruar për qëllimin e tij për t’u larguar? Jo”. Me këto fjalë Mauricio Pochettino, trajneri i PSG-së, ka sqaruar mbi situatën e Mbappe, që mund të transferohet te Real Madrid. “Presidenti ynë dhe drejtori sportiv tashmë e kanë sqaruar situatën”, shpjegoi trajneri në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes kundër Reims.

Për përforcimin e fundit Lionel Messi, tekniku argjentinas shtoi: “Siç e dimë, ai është një profesionist i madh, po përshtatet shumë shpejt me shokët e tij të skuadrës, me klubin, është një lojtar i madh”. Për ndeshjen kundër Reims, Pochettino ka grumbulluar, përveç Mbappes dhe kampionit argjentinas, edhe Neymar: “Nuk kam vendosur plotësisht se kush do të luajë akoma, do të shohim nëse të tre mund të luajnë që nga fillimi i ndeshjes.” PSG kryeson në Ligue 1, me tre fitore në tre ndeshje dhe nesër do të shkojë në kërkim të suksesit të katërt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *