• |
ide | kryesore

Video/ Bajrami e Ismajli triumfojnë në shtëpinë e Juventus: post-Ronaldo nis keq për Allegrin

-Instant, Sport, Video



Epoka post-Cristiano Ronaldos fillon me një humbje të rëndë në shtëpi kundër Empolit. Juventus shembet 1-0 në Stadium, në javën e dytë të Serie A, duke e shtyrë edhe një herë takimin me suksesin e parë të sezonit. Bardhezinjtë e nisën lojën fuqishëm, por u ndëshkuan në minutën e 21’ me një gol të Mancusos dhe nuk ishin më në gjendje të reagonin, pavarësisht hyrjes në fushë të të gjitha armëve në dispozicion. Një tjetër hap fals për Allegrin pas barazimit me Udine.

Provoi barazimin e tani humbjen, por takimi me fitoren vazhdon të mungojë për të rikthyerin në pankinë, Allegri. Një humbje 0-1 në shtëpi kundër Empolit të sapo ngjitur në Serie A, që tregoi një shfaqje të personalitetit dhe pa frikën më të vogël fitoi në stadiumin Allianz, duke marrë tre pikët e para të kampionatit të tij. Bajrami në mesfushë e Ismajli në mbrojtje kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer kundër bardhezinjve, duke merituar notën 7. Dybala, Morata, Chiesa, Kulusevski e kushdo tjetër nga torinezët që tentoi të gjente hapësira në reshtimin e Empolit, dështoi me sukses dhe në fund një rezultat që hap një mini-krizë të Juves së Allegrit.

Pas barazimit 2-2 në Udine, tani vjen kjo humbje. E pikët e distancës së bardhezinjve nga Interi dhe Lazio, të parët në renditje, bëhen pesë pas vetëm dy javësh.

Në ndeshjen tjetër, të javës së dytë të Serie A, përfundon 2-1 mes Fiorentinës dhe Torinos. Në minutën e 41-të, Gonzalez kaloi në avantazh të besuarit e Italianos, një iniciative interesante të Castrovillit. Vendasit dyfishuan në minutën e 70-të me Vlahoviç, i aftë të shfrytëzonte asist të Bonaventurës me kokë. Torino është i mefshtë në lojë dhe vetëm Verdi në të 89’ i iluzionoi. Për toskanët vijnë tre pikat e parë të sezonit, ndërsa të besuarit e Juric qëndrojnë ende me zero.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *