• |
ide | kryesore

Video/ Hysaj gol, Lazio kryeson me pikë të plota: poker i Immobile, spektakël i skuadrës së Sarrit

-Instant, F1, Sport, Video



Fiton e magjeps Lazio e Maurizio Sarri, që në Olimpico merr zvarrë 6-1 fatkeqët e Spezias e fluturon me pikë të plota në krye të Serie A. Avantazhi i miqve me Verde në minutën e 4′, vetëm sa zgjoi Lazion dhe Immobile që shënoi tre gola në një pjesë loje (5′, 15 ‘, 47’) dhe pa ti grushtohet një penallti nga Zoet. Në pjesën e dytë, shfaqja e Lazios vazhdoi, me Felipe Anderson që shënoi golin e katërt pas dy minutash nga rifillimi. Amian u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Hysaj (70’) dhe Luis Alberto (85’) mbyllën llogarinë. Mbrojtësit shqiptar Hysaj iu deshën 189 ndeshje në Serie A për të gjetur golin e tij të parë mes Empolit dhe Napolit, ndërsa me fanellën e Lazios iu deshën vetëm dy ndeshje kampionati.

Lotito e ka zgjedhur Sarrin si trajner të Lazios edhe për këtë arsye: në Olimpico, në ndeshjen e parë në shtëpi të sezonit, bardhekaltrit japin spektakël futbolli. Sidoqoftë, fillimi kundër Spezias nuk ishte ai më i miri: në minutën e 4 Verde zhbllokoi rezultatin pas një shpërqendrimi të përgjithshëm të prapavijës dhe një rivënie të shkurtër nga Reina. Immobile e të tjerët, megjithatë, nuk u shpërbënë dhe barazuan një minutë më pas me kapitenin, që shfrytëzoi një aksion të përgatitur mrekullisht nga blerja e re Pedro. Kaluan 10 minuta dhe këtë herë ishte Luis Alberto që i shërbeu Immobiles një top që vetëm duhej shtyrë në rrjetë: Ciro nuk fal dhe firmosi 2-1. Mundësia për avantazhin e dyfishtë erdhi në fund të pjesës së parë: Erlic e rrëzoi Pedron brenda zonës së penalltisë bardhezi dhe arbitri Dionisi, i ndihmuar nga VAR, tregoi pikën e bardhë. Zoet arrin të hipnotizojë Immobile që, megjithatë, gjen tregolëshin në goditjen e këndit të kryer pikërisht pas penalltisë.

Thiago Motta i bërtet skuadrës në dhomat e zhveshjes, por Lazio e hapi fraksionin e dytë njësoj si kishte mbyllur të parin: duke shënuar. Kësaj radhe me Felipe Anderson, i nisur drejtpërdrejt nga një rivënie e portierit Reina. Spezia, jo vetëm që nuk arrin të organizohet pas një starti premtues, por e gjen veten me 10 lojtarë pas kartonit të kuq për Amian. Ka lavdi, edhe për Elseid Hysajn: një tjetër asist i Luis Albertos dhe një tjetër gol nga një blerje e re. Vetëm goli i mungonte lojtarit spanjoll, dhe ai e gjeti atë në minutën e 85-të me një goditje tokazi në hyrje të zonës.

Pas suksesit të vuajtur në fushën e Torinos, Atalanta nuk është në gjendje të shkojë përtej 0-0 në shtëpi kundër Bolonjës. Lojë e ekuilibruar në pjesën e parë, me vendasit që imponuan lojën e tyre dhe emilianët që mbajnë mirë fushën, gati për të dalë në kundërsulm. Pjesa e dytë nuk është se solli dicka më shumë, madje mundësitë e mëdha për shënim u zhdukën fare. Gosens dhe Maehle u përpoqën, por kjo nuk mjaftoi e të dy skuadrat ngjiten tani në 4 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *