• |
ide | kryesore

Video/ Teuta triumfon 3-0 në Superkupë: gafë e portierit e goli i anulluar me VAR dënoi shkodranët

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk ka një pa dy dhe Teuta përligj rregullin me triumfin e dytë radhazi në Superkupën e Shqipërisë, pas fitores 3-0 kundër Vllaznisë në Elbasan Arena. Trofeu që hap zyrtarisht sezonin futbollistik në Shqipëri e që diskutohet mes kampionëve dhe fituesve të Kupës ishte dëshmi edhe e një meritë të titullit, të cilin në fakt Teuta e luajti deri në javën e fundit pikërisht ndaj shkodranëve.

Me shumë ndryshime në organikë, në krahasim me një sezon më parë, dy skuadrat që pretendojnë ta shtyjnë rivalitetin e tyre edhe në këtë kampionat, zhvilluan një ndeshje shumë të luftuar, sidomos në mesfushë. E megjithatë 45 minutat e para nuk sollën asnjë ndryshim në rezultat, përvec një balance perfekte në lojë.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë kur durrsakët goditën dy herë brenda 6 minutash, duke e bërë rezultatin pothuaj të pakthyeshëm. Në fakt, Vllaznia ndjeu fort gafën e portierit Zogovic, në goditjen e Aleksit aspak të parezistueshme, por që malazezit i shpëtoi nga duart. Për ta bërë më katastrofike performancën e mbrojtjes mendoi Gurishta, që lejoi ti rrëmbehej topi nga Gruda, që kaloi edhe portierin përpara se të shënonte golin e dytë.

Shkodranët reaguan, madje edhe shënuan, por sa për të inauguruar sistemin VAR, që legjitimoi veprimin e asistentit që kishte sinjalizuar pozicionin jashtë loje të Çobës në nisje të aksionit. E në fund erdhi edhe goli i tretë i Plakut, në kohën shtesë, që mbylli historinë, duke i dorëzuar trofeun në duart e kapiten Kallakut.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *