• |
ide | kryesore

A$AP Rocky planifikon fejesën me Rihanna-n

-Instant, Paparazzi, Slider



Rihanna dhe partneri i saj,  reperi A$AP Rocky janë përfolur shpesh në media për romancën e tyre të dashurisë.

Së fundmi një burim i afërt konfirmoi për ‘Us Weekly’ se reperi ka shumë dëshirë që mes tyre të ketë dicka zyrtare si fejesë.“Këta të dy janë aq të çmendur në dashuri, dhe është e vërtetë se ka shumë zhurmë në rrethin e tyre rreth një fejese të mundshme. Duke iu referuar sugjerimeve që Rocky ka, kjo mund të ndodhë së shpejti, por nuk ka presion dhe ajo që ka më shumë rëndësi për të dy ata është të vazhdojnë të ndërtojnë këtë gjë vërtet të bukur që kanë krijuar. Ata janë shumë të hapur me miqtë, dhe është ndryshe nga çdo lidhje që ata kanë përjetuar ndonjëherë me dikë tjetër. Ata nuk kanë nevojë për një copë letër për të qenë të lumtur, por Rihanna është një romantike e vërtetë, miqtë dhe familja e saj veçanërisht nëna e saj, kanë dëshirë ta shohin të martuar”, deklaroi burimi . Rihanna dhe Rocky u lidhën së bashku në nëntor të vitit të kaluar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *