• |
ide | kryesore

“Don’t touch my Cristiano”: kur Ferguson gati u rrah me grushta me gazetarin… për të mbrojtur CR7

-Instant, Sport

Sir Alex Ferguson ka pasur mundësinë të trajnojë kampionë të mëdhenj gjatë karrierës së tij të gjatë, veçanërisht te Manchester United, por shumë pak kanë mundur të zënë një vend të paprekshëm në zemrën e një trajneri me sjellje të ashpër si Sir Alex. Një prej tyre ka qenë Cristiano Ronaldo, siç dëshmohet nga rrëfimi i gazetarit anglez Geoff Shreeves, kur iu tha qartë: “Dont touch my Cristiano”.


Shreeves ka qenë në anë të fushës për Sky Sports për vite me radhë dhe ka pasur rastin të ndërveprojë shpesh me Ferguson. E duke folur për Times për përvojën e tij, ai kujtoi kur Sir Alex gati… e kapi me duar, vetëm se dyshoi se Cristiano Ronaldo simuloi për të marrë një penallti. “Sherri më i fortë me Fergie? Absolutisht ajo për hedhjen e Cristiano Ronaldos për të marrë një penallti kundër Middlesbrough. Patëm një grindje të rëndësishme, e cila rrezikoi të dilte jashtë kontrollit në tunel. Ferguson mu afrua të më sulmonte fizikisht, por nuk mundi të më godiste sepse njerëzit e tjerë u penguan. Gjithsesi, Fergie kishte të drejtë dhe unë gabova, pastaj ne folëm për këtë në një mënyrë të civilizuar, e zgjidhëm çështjen dhe nuk folëm kurrë më për të”.


Është e vështirë të kuptohet nëse Sir Alex ishte kaq i zemëruar sepse një nga lojtarët e tij ishte akuzuar për simulim, apo pse cështja kishte të bënte me Cristiano Ronaldon. Por që portugezi, së bashku me Scholes, ishin të preferuarit e vërtetë të skocezit nuk kishte asnjë dyshim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu