• |
ide | kryesore

F1/ Verstappen futet në histori: “fiton” një GP me dy xhiro të kryera nën një shi të paparë

-Instant, F1, Sport



Një pasdite e stuhishme (atmosferike) përfundoi me një Çmim të Madh të pakuptimtë, që në thelb dorëzon pikë të vlefshme për kampionatin botëror (edhe pse të reduktuara përgjysmë) sipas hierarkive të vendosura nga kualifikueset e së shtunës. Max Verstappen, që nisej nga pole position, arrin kështu fitoren e tij të gjashtëmbëdhjetë në Botëror (12.5 pikë) përpara George Russell (Williams, nëntë pikë), me Leëis Hamilton i treti, që kompleton podiumin e Spa, duke shtuar 7.5 pikë në llogarinë e tij, por humb tre ndaj rivalit të tij në garën për titull. Pilotët e Ferrarit, Leclerc dhe Sainz përfundojnë në vendin e tetë dhe të dhjetë, duke fituar dy pikë dhe … gjysmë pike respektivisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *