• |
ide | kryesore

Gjermania vaksinon 60% të popullsisë kundër covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ministria e Shëndetësisë në Gjermani e publikoi shifrën të shtunën. Më shumë se 50 milionë gjermanë e kanë marrë ndërkohë dozën e dytë të vaksinimit.


Më shumë se 60% e njerëzve në Gjermani janë të vaksinuar plotësisht kundër virusit Corona. Dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë afërsisht 50 milionë vetë në Gjermani, që do të thotë 60,1% e popullsisë. Njoftimi erdhi nga Ministria e Shëndetësisë në Gjermani të shtunën. Kurse 65% ose 54 milionë vetë janë vaksinuar të paktën një herë.


Kuota e vaksinimit ndryshon sipas landeve. Në Bremen për shembull janë vaksinuar më shumë se 74% e qytetarëve. Kurse në Saksoni kjo kuotë është më e ulët, rreth 54% e qytetarëve janë vaksinuar në këtë land njëherë, 51,4% dy herë. “Çdo vaksinë na ndihmon që ta kalojmë së bashku me shëndet të mirë vjeshtën dhe dimrin”, shkroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn (CDU) në twitter. /DW

5 Comments

  1. Bravo Gjermania! Si gjithmone ne krye. 84 milione * 60%=50 milione me te dyja dozat. Italia 69%. Shtetet e medha tregojne qe kane kulture dhe kujdes. Kush te mundet te vaksinohet..Nuk ka pune politika, dhe idiotet e komplotizmit ne facebook. Vaksinodhemi per shendetin tone dhe njerezve tane te afert

    1. Vaksinohu ti o qelbesira pa emer e ores 10:02′, jo 1 here po 20 here derisa te vije ngordhja! Para 4 ditesh vdiq ne Angli gazetrja e BBC 43 vjece ku ne certifikaten e vdekjes ishte e shkruar e bardhe mbi te zeze vdekje nga Astra Zeneka, sot ne Zelanden e Re e certifikuar vdiq perseri 1 femer nga Pfizeri! Shume shpejt do dale e verteta ne shesh mbi efektet e tmerrshme anesore te vaksinave anticovid sepse paefektshmeria ndaj parandalimit te Covidit eshte vertetuar tashme! Ata po mundohen qe te vaksinojne sa me shume njerez sepse po vertetohet te pavaksinuarit jane shendoshe e mire dhe kjo gje ju nxjerr te palarat ne shesh dhe do fillojne te kercasin prangat per bosat e Oligarkeve Farmaceutike dhe shtetaret qe kane bashkepunuar ne dem te jetes dhe shendetit te njerezve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu