• |
ide | kryesore

Macron: Franca dhe Britania do të propozojnë krijimin e një zone të sigurt në Kabul

-Instant, Lajme, Planet



Franca dhe Britania do të dorëzojnë një rezolutë gjatë mbledhjes urgjente të Kombeve të Bashkuara, të hënën, duke propozuar krijimin e një zone të sigurt në Kabul, me qëllim që të mbrohen njerëzit që po tentojnë të largohen nga Afgansitani, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Propozim-rezoluta jonë ka për qëllim që të definojë një zonë të sigurt në Kabul, nën kontrollin e OKB-së, që do të lejonte vazhdimin e operacioneve humanitare”, tha Macron në një intervistë për gazetën Le Journal du Dimanche, që u publikua të dielën.

Gjatë vizitës së tij në Mosul të Irakut, Macron kishte deklaruar se shpreson që një propozim i tillë të përkrahet.

“Nuk shoh se kush mund ta kundërshtojë vazhdimin e sigurt të operacioneve humanitare”, deklaroi Macron për gazetarët.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka thirrur takimin e Këshillit të Sigurimit për të diskutuar për Afganistanin.

Macron të shtunën deklaroi se Franca do të zhvillojë diskutime me talibanët lidhur me situatën humanitare në Afganistan dhe për mundësinë e evakuimit të më shumë njerëzve.

Forcat amerikane, që ruajnë aeroportin e Kabulit, kanë filluar tërheqjen. Ata duhet të tërhiqen nga Afganistani deri më 31 gusht.

Franca është në mesin e shumë vendeve që veçse kanë përfunduar operacionet e tyre të evakuimit nga aeroporti i Kabulit./REL

 

 



5 Comments

  1. Makron,je kujtu shume vone.Kete propozim,e ka bere Lideri yne Evin Rama,shume me heret.Kjo zone,lidhet,ose do te lidhet,me Ballkanin e Hapur,dhe do te kontrollohet,prej Shikut tone,me Klosin ne krye.

  2. Prandaj je president i frances, se je kaq i zgjuar. Po vure postera ne kabul me fytyren e gruas, aeroporti do jete nje vend shume i sigurt.

  3. historija ka treguar po tregon dhe do te tregojne se padrejtesija eshte shah mat kunder lojtarve te vet,si krijim dhe zhvillim angazhim ,dhe shijim,e meritueshme ,dhe arriteshme ,pa diskutim ,por kaq i cuditshem eshte njeriu ,qe e don te miren me shpirt drejten hakun lumturin per veten ,dhe nuk pranon padrejtesi ti behet ndeshkim,por fatkeqsisht ,i gjithpushteteshmi me vullnetin e tije me krijim dhe ullzim te padrejtit i ndeshkon,pacmangeshem shikoni se si keto njerez duan veten me shpirte dhe shkatrrojne at me gjymtyret e tyre,duke ju bere zullum tjerve,dhe si pret tjeter vetem se ndeshkim hyjnore nese spendohen dhe nuk angazhohen ne mendime fjale dhe vepra te mira dhe nese nuk kerkojne flasin per tjetrin si per veten e tyre,nga mekatet qe kan bere u ka ikur ndjeshmerija per mire vdekur zemra edhe pse jetojne dhe zemra ju ngjallet arrihet ndjeshmerija per mire vetem nese mendojne flasin veprojne si thot i malli zot,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *