• |
ide | kryesore

Mbollën kanabis në oborret e banesave, arrestohen dy persona në Krujë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona në Krujë janë arrestuar nga policia pasi në oborret e banesave të tyre janë gjetur fidanë kanabis. Policia njofton se në pranga janë vënë A. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë si dheR. S., 19 vjeç, banues në fshatin Nikël.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Halil, Fushë Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. S., 19 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *