• |
ide | kryesore

Daja priste ‘top-player’, Partizani firmos me Likën

-Instant, Sport



Merkato e Partizanit nuk ka qenë ajo që tifozët pretendonin të ishte, pas largimeve të forta nga skuadra, por me shumë mundësi edhe vetë tekniku Ilir Daja. Në një dalje të dy ditëve më parë, tekniku u shpreh se priste ndonjë ‘top-player’ si përforcim e më saktë ishte në kërkim të 3-4 lojtarëve për të bërë diferencën, por ndërkohë në skuadër i ka mbërritur Griseld Lika.

“FK Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Griseld Likën. 23 vjeçari i cili luan si sulmues i majtë ka nënshkruar për një vit me të kuqtë. Lika është një produkt i Akademisë së Partizanit dhe bashkohet me skuadrën pas eksperiencës së fundit në kampionatin kosovar te KF Arbëria. Në kampionatin shqiptar Lika ka qenë pjesë edhe e Dinamos, Korabit, Luftëtarit dhe Bylis” shkruhet në komunikatën e zyrtarizimit të klubit të kuq.

Natyrisht deri në orët e fundit të merkatos mund të ndodhë gjithcka, por duket e vështirë që një klub që deri tani ka lëvizur vetëm në emra të rinj, që mund të jenë vërtetë premtues por jo një garanci për të mbajtur peshën e fanellës së Partizanit, të ketë lënë goditjet më të mira për në fund. Nga Partizani janë larguar Uilliam Melo, Donald Mëllugja, Roberto Domingues, Jasir Asani, Eraldo Çinari, Hektor Idrizaj, Eneo Bitri, Esin Hakaj, Rron Broja, Esat Mala, Livio Malaj e Ferhan Hasani, ndërsa kanë mbërritur Emiljano Musta, Herald Marku, Dajan Shehi, Arinaldo Rrapaj, Filip Gligorov, Klevis Dragaj, Eljon Sota, Vokli Laroshi e Aleksandar Damçevski.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *