• |
ide | kryesore

Dhunë seksuale ndaj një minorene: arrestohet futbollisti i Olympiacos

-Instant, Sport



Të jesh futbollist nuk do të thotë se mund të kesh gjithcka që dëshiron. Kjo është dicka që, siç duket, Ruben Semedo nuk ka arritur ta kuptojë. Mbrojtësi portugez i Olympiacos është arrestuar në Greqi për shkak se dyshohet të ketë ushtruar dhunë seksuale ndaj një të miture. 27 vjeçari tashmë duhet të përballet me drejtësinë, edhe pse për momentin është deklaruar i pafajshëm.

Vendimtare ka qenë denoncimi i paraqitur në polici nga një vajzë 17-vjeçare, sipas së cilës agresioni ndodhi, pranë Athinës, në shtëpinë e lojtarit. Avokati i Semedos pretendon se klienti i tij i mohon me forcë akuzat. Policia, ndërkohë, ka njoftuar se një person i dytë kërkohet për t’u marrë në pyetje në lidhje me dhunën e supozuar.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *