• |
ide | kryesore

Do të studiosh apo punosh jashtë Shqipërisë? Çfarë duhet të dish para se të trokasësh në ambasadë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dua të shkoj për të studiuar, për punë apo bashkim familjar jashtë Shqipërisë? Çfarë do të më kërkohet në ambasadë? A më duhet një Sigurim Shëndeti? Cilat shtete kërkojnë edhe policën e Sigurimit Covid-19?

Këto janë disa prej pyetjeve që ngre çdo person që po bëhet gati për tu zhvendosur jashtë vendit, qoftë për studime, qoftë për punësim.

Më poshtë, SIGAL UNIQA ju shpjegon me detaje se çfarë kërkojnë disa prej ambasadave kryesore në vend dhe njëkohësisht më të kërkuarat nga shqiptarët.

Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni në ambasadë:

Ambasada Italiane

– Mbulim të shpenzimeve shëndetësore deri në 30,000 Euro

– Ofrohet për studime, punësim apo bashkim familjar

– SIGAL UNIQA ofron edhe mbulimin Anti-Covid

Ambasada Austriake

– Mbulim për shpenzime shëndetësore në shumën 30,000 Euro

– Mbulim i shpenzimeve në rast infektimi me Covid, i detyrueshëm

– Ofrohet për studime, punësim apo bashkim familjar, për periudha deri në një vit.

Ambasada Gjermane

– Mbulim për shpenzime shëndetësore në shumën 30,000 Euro

– Ofrohet për studime, punësim apo bashkim familjar (3 mujore për bashkimet familjare dhe 6 mujore ose 1-vjeçare për studentët.

– SIGAL UNIQA ofron edhe mbulimin Anti-Covid

Ambasada Greke

– SIGAL UNIQA ofron paketat e Sigurimeve sipas kritereve të vendosura nga vetë Ambasada.

– SIGAL UNIQA ofron edhe mbulimin Anti-Covid

Ambasada Polake

– Mbulime për shpenzime shëndetësore deri 30,000 Euro, por ka raste edhe 50,000 Euro

– SIGAL UNIQA ofron edhe mbulimin Anti-Covid

Ambasada Çeke

– Mbulim për shpenzime shëndetësore në shumën 30,000 apo 60,000 Euro

– SIGAL UNIQA ofron edhe mbulimin Anti-Covid.

Çfarë është Sigurimi anti-Covid nga SIGAL UNIQA?

I pari dhe i vetmi sigurim shëndeti privat Anti-Covid në Shqipëri ofron:

– 3 mijë lekë në ditë shpërblim në rast se shtrohesh në spital për COVID për një periudhë deri në 20 ditë

– 2 mijë lekë në ditë shpërblim nëse kurohesh në shtëpi për COVID deri ne rezultatin e tamponit të dytë negativ për maximumi 20 ditë.

– 20 mijë lekë në vit shpenzime për ilaçet e nevojshme për kurimin nga virusi COVID të rekomanduara nga mjeku.

– Me siguracionin shëndetësor Anti COVID nga SIGAL UNIQA dhe mjekun në telefon ju mund të këshilloheni me mjekun specialist 24 orë me video ose telefonatë për çdo shqetësim që do të keni.

– Mjeku 24 orë në dispozicionin tuaj.

– Sigurimi Anti Covid përfshin edhe shpërblim 1 milion lekë të reja në rast humbje jete.

Për ata që duan të studiojnë jashtë Shqipërisë?

SIGAL UNIQA Group Austria ka menduar me paketën e Sigurimit për “Studentët Jashtë Shqipërisë”.

Ky sigurim është për të gjithë personat që udhëtojnë për të punuar apo studiuar jashtë Shqipërisë: universitet, master, doktoraturë, specializim etj.

Çmimi dhe mbulimet e këtij sigurimi janë në varësi të shtetit ku ju do të shkoni për të studiuar. Këto sigurime mund të blihen edhe online duke hyrë në: www.sigal.com.al.



2 Comments

  1. Ja tradhetaret e Shqiperise qe duan te na perzene qe te marrin skllever me te lire…KASTRATI i pari
    Le qe dikush duhet te me shpjegoje kush i ka dhene te drejten ketyre pushtave qe te perdorin perkrenaren e Gjergjit si me qene e piktorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *