• |
ide | kryesore

Gjendet një trup i dekompozuar në Shijak

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë raportohet nga Shijaku. Një kufomë e dekompozuar është gjetur këtë mbrëmje në një parcelë toke.

Policia njofton se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.

“Rreth orës 21:45, në Gjepalaj, Shijak, në një parcelë toke, është gjetur një kufomë pjesërisht e dekompozuar, e gjinisë mashkullore, (dyshohet endacak).

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri. Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për identifikimin dhe përcaktimin e humbjes së jetës” – thuhet ne njoftimin e policise.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *