• |
ide | kryesore

“Mirë se erdhe Nedim Bajrami”: lojtari vishet kuqezi, FSHF triumfon në CAS

-Instant, F1, Sport



Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare dhe mund të bëjë debutimin në ndeshjet e shtatorit, për kualifikueset e Botërorit 2022. Lojtari që po shkëlqen me Empolin në Serie A, në dy ndeshjet e para, në të cilën ka shënuar edhe një gol, konsiderohet shumë i rëndësishëm nga tekniku Edoardo Reja, duke qenë se luan nga mesfusha e lart, në një rol që kuqezinjtë kanë nevojë. Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF ju drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Pas përgatitjes së dosjes voluminoze, me të gjithë dokumentacionin e duhur, konsultimit me ekspertët më të mirë të drejtësisë dhe shumë orëve punë, Federata Shqiptare e Futbollit arriti të triumfojë në CAS duke arritur të sigurojë shërbimet një lojtari që do ta ndihmojë shumë skuadrën tonë Kombëtare sicc është shprehur edhe trajneri Edoardo Reja.

Gjyqi i dytë ndërkombëtar që fiton Federata Shqiptare e Futbollit, kjo padiskutim një arritje shumë e rëndësishme për institucionin e futbollit në vend, që tregon se duke përgatitur procese të rregullta dhe punuar në mënyrë serioze, drejtësia triumfon, ashtu siҫ ishte rasti i gjyqit ndërkombëtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *