• |
ide | kryesore

Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha vjen në seli me Dasho Alikon e Lazaratit dhe Tritan Shehun (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për të zgjedhur drejtuesit e strukturave të reja të partisë, por edhe grupit parlamentar. Pak minuta përpara nisjes, shkallët e selisë blu i ka ngjitur edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka qenë i shoqëruar nga Dasho Aliko, ish-kryetar i Komunës së Lazaratit, aktualisht drejtues i degës së PD-së Gjirokastër dhe deputeti Tritan Shehu. E ndërsa diçka komunikon, Berisha dëgjohet t’i thotë Dasho Alikos “me kënaqësi, patjetër”. Lulzim Basha ndodhet përpara një vendimi shumë të vështirë, pasi në fund të muajit korrik ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i kërkoi që të largonte Sali Berishën nga grupi parlamentar, pasi e shpalli “non grata”. Shihni videon më poshtë.



4 Comments

  1. Po pse more Bushat thua i Lazaratit e nuk thua kryetari i Pd Gjirokastër!!!!Prapë e shikoni me përbuzje atë fshat antikomunist. Apo dhe ti kthehesh në origjinë!!!

  2. E gjendur jashtë pushtetit qëndror pas tentativës së tretë radhazi përballë Edi Ramës, por dhe jashtë pushtetit vendor, pa asnjë bashki në qeverisje, përjashtuar Shkodrën ku Voltana Ademi ka mbetur si “dopiogjashta” në derë të kryeqendrës së Veriut por e “mbytur” nga një këshill bashkiak tërësisht socialist, me një kryetar real si Sali Berisha “non grata në SHBA” dhe një zyrtar si Lulzim Basha që “as të … ngre dhe as të lëshon”O gimi o loqja e salihut shko mesoje kush eshte kryekarin i pd se salibanit salih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu