• |
ide | kryesore

Përplasen dy makina në Malësi të Madhe, ndërron jetë 22-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Koplik-Hot. Policia njofton se janë përplasur dy automjete, një tip “Benz” e një tjetër tip “Audi”. I plagosuri i aksidentit, 22-vjeçari me inicialet K. C., ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm te Trauma.

I riu u dëmtua rëndë gjatë përplasjes. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ku më pas u transferua drejt Traumës për një trajtim më të specializuar mjekësor, por nuk mundi dot të mbijetonte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *