• |
ide | kryesore

Shqipëria merr 30 mijë doza vaksine dhuratë nga Letonia

-Instant, Lajme



30 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, janë dhuruar nga Letonia për Shqipërinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ku shprehen se vaksina cilësohet si çelësi për të mbrojtur popullatën.

Më tej me anë të një statusi në rrjetet sociale prezenca e BE në Shqipëri bën të ditur se do të ndihmojë vendin tonë në përballimin e luftës kundër pandemisë.

Postimi i Delegacionit të BE:

#TeamEurope në veprim! #Shqipëria mori sot 30 mijë doza AstraZeneca të vaksinës anti-Covid19 – dhuratë nga Qeveria e Letonisë me transport të mundësuar nga #BE . Vaksinimi është çelësi për të mbrojtur popullatën dhe për të ndaluar përhapjen e virusit. BE do të vazhdojë ta ndihmojë Shqipërinë të mposhtë pandeminë. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *