• |
ide | kryesore

Tragjedi në Bullgari: trajneri humb jetën në fushë i goditur nga vetëtima

-Instant, Sport



Futbolli bullgar është tronditur nga një ngjarje e pazakontë. Trajneri i një skuadre futbolli është goditur fatalisht nga rrufeja, gjatë një ndeshje. Agjencia shtetërore e lajmeve BTA ka raportuar se incidenti fatal ndodhi të dielën gjatë një ndeshje miqësore mes dy zonave në Bullgarinë qendrore, Lessichovo dhe Chernogorovo.

Ivan Ranchev, 41 vjeç, trajneri i ekipit vizitues, u vra në vend nga rrufeja, kur një stuhi e fortë goditi fushën, menjëherë pas fillimit të ndeshjes. Një ambulancë u dërgua menjëherë, por mjekët nuk mund të bënin asgjë tjetër veç të konfirmonin vdekjen e trajnerit fatkeq. Disa lojtarë u rrëzuan gjithashtu nga vala e goditjes, por nuk u plagosën rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *