• |
ide | kryesore

Ulen shifrat, 486 raste të reja me Covid në Shqipëri, 3 jetë të humbura (Harta)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Situata e koronavirusit në Shqipëri vazhdon të jetë e rëndë. Ditët e fundit, janë rritur shifrat e qytetarëve që kanë humbur jetën për shkak të Covid. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur sot se 3 qytetarë kanë humbur jetën dhe 486 është numri i rasteve të reja.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4,532 testime, 486 raste të reja, 3 humbje jete dhe 207 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 486 qytetarë, në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier, 24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Krujë, 6 raste në Tropojë, Divajkë, 5 raste Malësi e Madhe, Kamëz, Sarandë, 3 raste në Shijak, Dibër, Bulqizë, Librazhd, 2 raste në Pukë, Fushë- Arrëz, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Has, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Poliçan, Prrenjas.

Aktualisht janë 9,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 tre qytetare: një qytetare 63 vjeç nga Elbasani, një qytetare 80 vjeç nga Berati dhe një qyetetare 92 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,332 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 486

Të shëruar në 24 orë 207

Të shtruar në spitale 97

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 4,532

Testime totale 1,040,124

Raste pozitive 145,333

Raste të shëruara 133,332

Raste Aktive 9506

Humbje jete 2,495

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3399

Shkodër 1625

Vlorë 897

Durrës 742

Fier 709

Lezhë 528

Elbasan 472

Berat 330

Gjirokastër 261

Korçë 237

Kukës 165

Dibër 141



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *