• |
ide | kryesore

Video/ Ironia e teknikut të Genoas, pas golit të anulluar ndaj Pandev: “Lojtarët e Napolit filluan të qeshin…”

-Instant, Sport, Video



Fitorja e diskutueshme 2-1 e Napolit në Genoa ka lënë pas polemika. Debati kryesor është ndërtuar mbi golin e Pandev që do ti kishte cuar shifrat në 1-1, por që u anulua për shkak të një kontakti mes Meret dhe Buksa i gjykuar i parregullt nga Var. Për rezultatin, Genoa e gjeti barazimin me Cambiason, por në fund Petagna shënoi golin e fitores.

Ballardini, nuk e fshehu hidhërimin për humbjen e Marassit pas ndeshjes: “Genoa luajti një ndeshje të mirë – i tha ai Dazn – luajtën në të njëjtin nivel me Napolin. Më pëlqeu performanca, jam i kënaqur, pashë një ekip shumë solid dhe një qëndrim që gjithmonë dua të shoh pas një fillimi të keq”. Në lidhje me golin e anulluar, tekniku nuk e ka përmbajtur inatin: “Unë nuk mendoj se aksioni i Pandev është prishur nga një faull. Katër ose pesë lojtarë të Napolit filluan të qeshnin, ata ishin të bindur se goli ishte i vlefshëm. Në çdo rast, unë nuk jam i interesuar të flas për gabimet. Kjo ndodh edhe me lojtarët dhe trajnerët. Unë besoj në mirëbesim”.

Në anën tjetër, Spalletti, e interpreton golin e anulluar të Genoas krejt ndryshe nga Ballardini: “Faulli i Buksa është i drejtë në momentin që lojtari kërkoi vetëm kontaktin me portierin. Shkoi aty vetëm për të penguar daljen e portierit. Ishte faull. U rrotullua me shpinë duke kërkuar kontaktin. Meret e humbi topin vetëm se u përplas me të”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *