• |
ide | kryesore

BE ashpërson masat në kufi kundër refugjatëve afganë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Schengen



Bisedimet midis ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian përfunduan me një deklaratë të përbashkët, që thotë se blloku do të përpiqet të ndalojë fluksin e madh të refugjatëve nga Afganistani, duke rritur kontrollin në kufij dhe duke ofruar ndihmë.

Deklarata e BE-së shmang premtimet për pranimin e azilkërkuesve.

Mijëra afganë janë larguar ose duan të largohen nga Afganistani, prejse militantët talibanë kanë marrë kontrollin e këtij vendi, më 15 gusht.

“Bazuar në mësimet e nxjerra, BE-ja është e vendosur të veprojë së bashku, për të parandaluar përsëritjen e lëvizjeve të pakontrolluara të migracionit ilegal në shkallë të gjerë”, thuhet në deklaratë.

Ministrat po ashtu thanë se blloku do të preferonte të punonte me fqinjët më të afërt të Afganistanit, në përpjekje “për të forcuar kapacitetet e tyre për të siguruar mbrojtje dhe pritje dinjitoze për refugjatët”.

Talibanët kanë sunduar Afganistanin edhe në periudhën 1996-2001.

Shumë afganë i kanë të freskëta kujtimet e ndëshkimeve të ashpra nga ajo kohë, ekzekutimet masive publike, ndalimin e shkollimit të vajzave e të tjera.

BE-ja tha se mbështetja për afganët mund të sigurohet “në formën e zhvendosjes në baza vullnetare”, duke u dhënë përparësi personave të cenueshëm, siç janë gratë dhe fëmijët.

Komisionari i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Filippo Grandi, tha se nuk pret që një numër i madh refugjatësh nga Afganistani të arrijnë në Evropë, nëse atyre që ikin nga vendi u sigurohet ndihmë. /REL



4 Comments

  1. I pret shqiperia pa problem. Plani eshte i qarte, getoja tashme ka marr forme. Mjafton te lexosh qarte frazat e deklarates se BE si me poshte:
    “Bazuar në mësimet e nxjerra, BE-ja është e vendosur të veprojë së bashku, për të parandaluar përsëritjen e lëvizjeve të pakontrolluara të migracionit ilegal në shkallë të gjerë”.
    Afganët mund të sigurohet “në formën e zhvendosjes në baza vullnetare”.
    “Për të forcuar kapacitetet e tyre për të siguruar mbrojtje dhe pritje dinjitoze për refugjatët”.
    Tani lind pyetja, kush doli vullnetare per ti pranuar?!
    Kush po jep intervista cdo dite te BBC duke promovuar pritjen dinjitoze me forcat tona?! Medemek me parate e te tjereve e mbushim plot!

  2. Prandaj del e flet ne mediat nderkombetare lideri global. Kerkon te marre lavdine qe asnje vend i BE-se nuk e do per vete. Del edhe jep leksione se si duhet te sillet BE, cfare duhet te beje NATO etj. thjesht sa per te fituar ca pike dhe per te mos marre kritika per keqeverisjen duke luajtur me teorine e stabilitetit. Le te ikin shqiptaret se do i zevendesoje me afgane dhe per afganet qe BE nuk eshte se i pranon me qejf te madh, kjo qenje e pafytyre pretendon te rrise vlerat e veta. A ju kuhtohet kur doli me teorine se bluzen e kombetares e kishte dizenjuar ai? Po ato tre lapsat me ngjyrat e flamurit francez thjesht sa per te rene ne sy si dashnor i fjales se lire? Po kur sillej si hajvan sa para dhe sa pas Trump per te bere nje foto me te? Rama cdo gje e ben per t’u dukur. Per te cdo gje eshte paraqitja e jashtme ndersa thelbi nuk ka asnje vlere. Por Rama nuk ka asnje faj, gjen dele dhe behet ujk dhe nese i del ndokush perpara, fillon e dhjet gjak dhe perdridhet me lajtmotivin e tij famoz O bure o bure

  3. Sa ‘mosmirenjohes’!
    Po s’kane ‘buke e kipe e pras’ keta, prandaj.. ….
    As Udheheqes vizaheqes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *