• |
ide | kryesore

Bomba e ditës së fundit të merkatos: Griezmann ikën nga Barcelona e kthehet te Atletico Madrid

-Instant, F1, Sport



Antoine Griezmann jep lamtumirën Barcelonës dhe kthehet te Atletico Madrid. Goditja e ditës së fundit të merkatos së transferimeve vjen nga Spanja: sulmuesi francez largohet nga Katalonja pas vetëm dy sezoneve dhe kthehet në klubin që e bëri atë të madh, ku ai jetoi momentet më të rëndësishme të karrierës së tij mes 2014 dhe 2019. Dy klubet kanë arritur marrëveshjen përfundimtare në bazë të një huazimi me të drejtën e blerjes të fiksuar në 40 milionë euro.

Në dy vitet me blaugrana, Griezou ka koleksionuar 102 paraqitje dhe 35 gola, duke fituar vetëm Copa del Rey sezonin e kaluar. Tani ai është gati të kthehet në dispozicion të Simeones, me të cilin ngriti lart Europa League e Superkupën Uefa në 2018.

Orët e fundit të merkatos kanë qenë, për të thënë pak, frenetike në La Liga: kthimi i Griezmann te Colchoneros u bë i mundur vetëm pasi Atletico transferoi Saul Ñíguez te Chelsea (një huazim prej 5 milionësh me të drejtën e blerjes të caktuar në 35). Tani Barcelona është në kërkim të një zëvendësuesi dhe ka nisur sulmin për Luuk de Jong të Sevillas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *