• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në Maqedoninë e Veriut/ 37 viktima nga covid në 24 orë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 37 qytetarë si pasojë e koronavirusit. Shkon kështu në 5 938 numri i jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë.

Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se nga 5844 testime të kryera, pozitivë për virusin rezultuan 870 persona.

Prej tyre, në Shkup ka pasur 368 raste, Tetova me 78 raste, Gostivari dhe Kumanova me nga 53 raste, Kërçova me 40 raste, etj.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 176 494, prej të cilëve 156 307 janë shëruar. Numri i rasteve aktive në Maqedoninë e veriut është 14 249. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *