• |
ide | kryesore

“Ëndrra ime, e familjes time, e gjyshërve të mi u bë realitet”: reagimi i parë i Bajramit për përfaqësimin e kuqezinjve

-Instant, Sport



“Jam shumë i gëzuar dhe dua të falenderoj pafundësisht nga thellësia e zemrës, me mijëra tifozë kuqezinj kudo nëpër botë që më kanë shkruar dhe telefonuar”. Nuk e ka fshehur në asnjë moment lumturinë, se do të përfaqësojë tashmë Shqipërinë, Nedim Bajrami, pas përmbysjes në CAS të vendimit të FIFA-s. “Ëndrra ime, ëndërra e familjes time, ëndërra e gjyshërve të mi u bë realitet. Unë do të përfaqësoj fanellën kuqezi dhe Kombin shqiptar”.

Në reagimin e parë të Bajramit, pas lajmit të marrë, ka pjesë edhe “një falenderim i veçantë për @fshforg që i’a doli në këtë betejë të ndërlikuar. Nga sot, përbetohem që do të jap shpirtin dhe zemrën në fushë për atë fanellë, që është krenaria e të gjithë shqiptarëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *