• |
ide | kryesore

F1/ Të dielën, GP në pistën ku nuk garohet prej 36 vjetësh: rërë, kthesa me 260km/h e ndryshim lartësie

-Instant, Sport



Pas garës fatkeqe në Spa, F1 është rikthyer menjëherë në rrugën e duhur dhe kurioziteti është i madh sepse të dielën do të garohet në pistën e rinovuar holandeze të Zandvoort. Pandemia ndaloi zhvillimin e edicionit 2020 dhe kështu “debutimi” u shty për këtë vit. Cirkuiti i sotëm është krejt i ndryshëm nga ai që priti Formula 1 në vitin 1985. Në veçanti, kthesat 3 dhe 14 (kushtuar respektivisht ish-drejtorit të cirkuitit John Hugenholtz dhe pilotit holandez Arie Luyendyk) kanë një banking prej rreth 19 gradë.

Bëhet fjalë për një pjerrësi që është më shumë se dyfishi i Indianapolis (që është rreth 9 gradë) dhe kjo do të thotë që makinat do të jenë në gjendje t’i përballin këto kthesa me një shpejtësi shumë më të madhe se në të kaluarën, duke i vënë gomat nën presion më të madh. Në veçanti, kthesa 14 kalohet me gaz të plotë, duke gjeneruar forca më të mëdha se 4g, ndërsa në dy kthesat e tjera frenimi gjeneron forca prej përafërsisht 5g: hyrjet në kthesën 1 dhe kthesën 11. Nga ana tjetër, kthesa 7, e udhëtuar me një shpejtësi mbi 260 km/h, është një pikë tjetër ku gjenerohen forca anësore prej rreth 5g. Kjo pasohet menjëherë nga kthesat 8 dhe 9 të cilat plotësojnë një seri prej tre kthesash të njëpasnjëshme me forca të larta anësore.

Zandvoort u përurua në 1948 dhe është një pistë e modës së vjetër, me kthesa të ngushta, të shpejta dhe ndryshime të shumta në lartësi. Një nga kthesat më të famshme është Tarzanbocht, kthesa e parë e xhiros, që tani është më afër vijës së startit sesa ishte në fillim. Hans Ernst Bocht, nga ana tjetër, e vendosur në fund të xhiros, ka një dalje më të gjerë se më parë dhe për këtë arsye lejon pilotët të shpejtojnë më herët. Kujdes nga rëra: Zandvoort në fakt ndodhet pranë një plazhi dunash që ndonjëherë depozitojnë kokrra të bartura nga era, duke kompromentuar pak ngjitjen. Një skenar që gjendet zakonisht në pistën e Sakhir, në Bahrein. Xhirot e garës janë 72.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *