• |
ide | kryesore

Fitorja që mungon prej 68 vjetësh: kundër Polonisë, statistikat janë pesimiste

-Instant, F1, Sport



Fushata kualifikuese drejt Botërorit 2022 nis nga Polonia, aty ku në fakt Shqipëria duhet jo vetëm të kalojë një pretendent direkt të grupit I, të bllokojë një goleador të frikshëm si Lewandowski, por duhet të dalë edhe përtej statistikave. Me polakët gjërat nuk kanë shkuar fare mirë në përballjet direkte: vetëm një fitore në 11 ndeshje, nga të cilat 7 kuqezinjtë i kanë humbur. Pikërisht në 29 nëntor 1953 Shqipëria u imponua 2-0 në një miqësore, që në atë kohë balancoi përballjet me një fitore, një humbje e një barazim, por më pas erdhi një seri prej 8 ndeshjesh negative për kuqezinjtë.

Në fakt situata bëhet më dramatike nëse heqim miqësoret nga bilanci: në gjashtë ndeshje kualifikuese mes europianit e boterorit, vetëm dy barazime, i fundit në 1984 në transfertë ai 2-2 që mbetet në kujtesë si një rezultat i rëndësishëm. Ajo që ndoshta vlen, në këtë pikë, është se vetëm një herë Shqipëria është mundur me më shumë se një gol diferencë nga polakët, që kanë shënuar 14 gola e kanë pësuar 7.

Me Poloninë, që tani drejtohet nga Paolo Sousa, nuk jemi ndeshur që nga 2008, por fitorja që kuqezinjtë kërkojnë në Varshavë mungon prej 68 vjetësh. E duke parë se aventura e polakëve në Euro 2020 nuk ishte shumë e lumtur, ndoshta pikërisht tani është momenti për të guxuar të bëjmë një tjetër rezultat të madh, edhe pse përballë do jenë Lewandowski e të tjerët…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *