• |
ide | kryesore

Mbyllet merkato, nis ‘gjuetia’ e lojtarëve pa kontratë: nga Ribery e David Luiz te Mustafi, ja emrat e luksit

-Instant, Sport



Me mbylljen zyrtare të merkatos së transferimeve, mund të fillojë tashmë gjuetia për lojtarët pa kontratë, mes të cilave ka edhe emra luksi. Mes atyre me parametër zero, ende në kërkim të një zgjidhje, dallohen disa emra të rëndësishëm në futboll, që mund të jenë një goditje e mirë për klube që kërkojnë eksperiencë e kualitet.

I garanton të dyja Franck Ribery, ndonëse vitet kalojnë. Francezi, që dukej fare afër me Lazion para se bardhekaltrit të konkludonin në pistën Zaccagni, vazhdon të ketë preferencë qendrimin në Serie A. Në listë është edhe Gaston Ramirez, i cili ende tundohet nga disa klube italiane, por që gjithashtu ka kërkues në Brazil.

Shqiptari, ish-lojtar i përfaqësueses gjermane, Shkodran Mustafi, vjen nga një gjysmë sezoni te Schalke 04, por mund të jetë një përforcim i rëndësishëm, duke qenë i aftë të luajë në të djathtë e në qendër të mbrojtjes. Ish-lojtarët e Lazios Musacchio dhe Lulic; spanjolli Fernando Llorente; ish-mbrojtësi i Arsenal, Chelsea dhe Psg David Luiz; por edhe emra më pak bombastikë si Giovinco, Pelle e shumë të tjerë janë në pritje të një mundësie që mund ti vlejë të gjithëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *