• |
ide | kryesore

Video/ “Mentaliteti im është fitues”: Uzuni paralajmëron Poloninë e Lewandowskit

-Instant, Sport, Video



Kombëtarja shqiptare është plotësuar me të ardhurit e fundit mbrëmjen e djeshme e tashmë po vijon përgatitjet për sfidën kundër Polonisë më 2 shtator, me kontigjent të plotë. I rikthyer pas dëmtimit është edhe Myrto Uzuni, një që me Ferencvaros i shkoi pranë arritjes në grupet e Champions, por që tani kërkon të bëhet lider edhe me kuqezinjtë: “Të gjithë e dimë rëndësinë e këtyre ndeshjeve. Jemi të fokusuar 100% te Polonia, nuk kemi menduar për dy ndeshjet e tjera. Do të japim maksimumin, pasi futbolli na ka treguar se asnjë kundërshtar nuk është i pamundur”.

Në fakt, për ofensivën tekniku Reja duhet të jetë në një situatë ideale për të zgjedhur, duke qenë se Cikalleshi, Manaj, vetë Uzuni, por edhe Cekici kanë treguar një formë shumë të mirë muajin e fundit, por Uzuni mbrohet, duke evituar përgjegjësinë totale: “Normalisht që kur sulmuesit shënojnë, ekipi ka më shumë besim. Por nuk varet vetëm nga sulmuesit, varet nga të gjitha repartet e ekipit. Duhet të japim maksimumin, duhet të jemi të gjithë së bashku dhe për një qëllim të gjithë, jo kush shënon e kush jo”.

E në fund, sulmuesi nuk heq dorë nga ëndërra për të bërë një goditje ndaj Polonisë: “Mentaliteti im është mentalitet fituesi. Në çdo ndeshje, hyj për të fituar dhe nuk i trembem askujt. Uroj të marrim fitore dhe kjo na ndihmon për të ecur përpara”.

https://youtu.be/HfC1EESZFDc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *