• |
ide | kryesore

Riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë në Pogradec, flakët jashtë kontrollit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është riaktizuar nga era zjarri në Malin e Thatë në Pogradec. Edhe pse gjatë gjithë ditës kanë punuar specialistë të ADZM me mjete rrethanore, zjarri nuk është arritur të vihet në kontroll.

Sipas të dhënave pjesa më e madhe e flakëve tashmë janë përhapur në Parkun e Galiçicës, por ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Nëse vijon me këto ritme dhe pa ndërhyrje rrezikon prekja e pyllit në pjesë e Maqedonisë, njofton news 24.

Në lidhje me vatrën e zjarrit, mendohet të jetë i qëllimshëm nga barinjtë për kullotat e reja.

Specialistët thonë se përhapja e madhe në sipërfaqe e zjarrit tashmë mund të fiket vetëm me ndërhyrje nga ajri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *