• |
ide | kryesore

Shpërndanin heroinë në qytet, arrestohen babë e bir në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Babë e bir janë arrestuar nga policia në Fier, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndë narkotike. Sipas njoftimit të bluve, në lagjen “Sheq i Madh” Fier është kapur, me një sasi lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në doza gati për shitje, shtetasi Medjon Karamani (Sulko), 26 vjeç, banues në Bitaj, Kolonjë, Lushnjë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve operacionale, u kap në flagrancë në banesën e tij në fshatin Bitaj, edhe shtetasi Mario(Barjam) Karamani, 56 vjeç, me një sasi lëndë narkotike e dyshuar heroinë e gatshme për t’u shitur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *