• |
ide | kryesore

Talebanët ndalojnë vaksinën anti-covid në Afganistan: Nuk e lejon Kurani

-Instant, Arkiva, Planet



Sikur të mos mjaftonte kaosi i krijuar nga marrja e pushtetit nga ana e talebanëve, Afganistani rrezikon të gjendet përballë një tjetër plage: ajo e Covid. Euronews shkruan se talebanët kanë ndaluar vaksinimin në disa zona dhe tashmë mund ta shpallin të paligjshëm në të gjithë vendin, me pretendimin se nuk e lejon Kurani.

“Doja të bëja një test PCR sepse kisha dhimbje të fytit, ethe dhe të dridhura,” thotë një burrë. “Por talebanët kanë mbyllur të gjitha qendrat mjekësore dhe i përdorin ato vetëm për ushtarët e tyre. Mjekimi dhe sektori shëndetësor ‘vdiq’ pasi mbërritën ata në pushtet. Kjo është me të vërtetë e rrezikshme për të tjerët. Ne duhet garanci për shëndetin tonë dhe të familjes sonë. Njerëzit kanë më shumë frikë nga talebanët sesa nga virusi. Ky është një rrezik i madh. Raste ka shumë dhe nuk ka kontroll”, -shpjegon një tjetër.

Ish-kreu i Shëndetit Publik afgan u shpreh se pa ndihmën e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare, situata mund të transformohet në një katastrofë humanitare.

Dhe problemi do të arrinte deri në perëndim ku pritet një valë emigrantësh afganë që largohen nga vendi i tyre. Dhe në të kaluarën, talebanët e kanë shprehur hapur refuzimin e vaksinave, përfshirë atë kundër poliomelitit. Në këtë refuzim ka dhe arsye fetare: në shumë vaksina, në fakt, përdoren përbërës që vijnë nga derri, që është i ndaluar me Kuran. Ndërkohë kompanitë prodhuese të vaksinave këmbëngulin prej kohësh se ka vaksina kundër Covid që nuk kanë përbërës të tillë.



3 Comments

  1. GRADUALISH DO TA BEJNE TE GJITH SEPSE ESHT MASHTRIM TANI VENDOSIN KUFIZIMET THON NE 0RA 23 DERI NE GJASHTE NUK KA LEVIZJE URDHER QEVERIJE,PAS KESAJ ORE PO ,SHKAKU VIRUSI ,MBAROJ PLAZH JA VIRUSI,VETEM NATEN DITEN NUK KA VIRUS KUSH E HAN KET LLOJ MASHTRIMI,KETA JAN BER TI LARGOJM ME FSHES NGA PUSHTETI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *