• |
ide | kryesore

Talebanët thirrje popullit afgan: Të kapërcejmë dallimet tona, të gjitha vendet mund të investojnë në Afganistan

-Instant, Arkiva, Planet



Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid ka bërë thirrje për unitet kombëtar pas tërheqjes së trupave të fundit amerikane nga Afganistani pas 20 vitesh.

Ai u bëri thirrje afganëve të “kapërcejnë dallimet tona dhe të mblidhen së bashku”, duke thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta mbështeste vendin nëse njerëzit e tij nuk do të ishin të bashkuar.

Qeveria e ardhshme, tha ai, do të përfaqësojë të gjithë popullin afgan.

Ai vuri në dukje çështjet në ekonominë e vendit dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të investojnë në Afganistan.

Ai shtoi se talebanët kërkonin “marrëdhënie të mira” me bashkësinë ndërkombëtare dhe do të shikonin për të zgjidhur “miqësisht” çdo çështje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *