• |
ide | kryesore

Video/ Kombëtarja, drejt Polonisë pa dëmtime: në Varshavë Reja provon taktikat

-Instant, F1, Sport, Video



Kombëtarja kuqezi ka përfunduar seancën e parafundit stërvitore, përpara përplasjes delikate me Poloninë, për eleminatoret drejt Katar 2022. Në ditën e tretë të grumbullimit në Varshavë, seleksioni i Edoardo Rejas ka mbyllur përgatitjet taktike për sfidën e katërt kualifikuese të Botërorit, me lajmin pozitiv të shmangies së dëmtimeve.

Kuqezinjtë zhvilluan sot pasdite, po në stadiumin e skuadrës Polonia Varshavë, një seancë ku morën pjesë të gjithë lojtarët e grumbulluar. Italiani, edhe për këtë motiv, është përqendruar në aspektet taktike të lojës, që do ti vlejnë natyrisht për të përballuar kundërshtarin dhe për të gjetur zgjidhjen ideale për të tentuar të bllokojë Lewandowskin, njeriun më të rrezikshëm të skuadrës së Paolo Sousës.

Stërvitja zgjati për rreth 90 minuta dhe deri tani nuk ka asnjë problemet me dëmtimet apo ndryshim programi. Të mërkurën Kombëtarja do të zhvillojë edhe seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes me Poloninë në stadiumin e ndeshjes “PGE Narodowy” të Varshavës me kuqezinjtë që do të ambientohen me fushën.

https://youtu.be/hA6CTzBg1Ws



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *