• |
ide | kryesore

VIDEO/ Talebanët shëtisin me helikopterët amerikanë me një njeri të varur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një video tronditëse ka qarkulluar në internet orët e fundit. Aty duken talebanët e Afganistanit që fluturojnë me një helikopter amerikan “Black Hawk”, në të cilin është varur një burrë.

“Tani për tani, helikopterët po fluturojnë mbi Kandahar dhe po inspektojnë qytetin. Në helikopterin “Black Hawk” është një njeri është varur në litar” – shkruhet në Twitter.

Mediat amerikane nënvizojnë se nuk është e qartë nëse njeriu i varur është gjallë apo i vdekur.

“Nypost” shkroi ai u vra nga talebanët dhe më pas u var në helikopterin që fluturoi mbi qytet duke shkaktuar frikë dhe terror te qytetarët. Por ka të tjera raportime se burri është gjallë. ©LAPSI.al

https://youtu.be/g4q2nUeG0Dg



5 Comments

  1. Talebani qe drejton nje helikopter Black Hawk! Q*ja temen pse nuk iku ne USA ky amerikani pilot apo e ka lene CIA me mision?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *