• |
ide | kryesore

Do kryenin vrasje me pagesë/ 3 të arrestuarit në Durrës: Mitralozin e gjetëm në kanal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Durrësit vendosi të mbajë në qeli 3 të arrestuarit me dyshimin se do të kryenin një vrasje me pagesë.

Aldi Mustafa, 35 vjeç, Uran Zyka, 40 vjeç dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç dolën para gjyqtarit Petraq Curri, por vijuan me kodin e heshtjes.

Ashtu si në polici gjatë marrjes në pyetje ata nuk e pranuan se ishin duke zbatuar një plan për vrasje me pagesë.
Kur policia i vuri në pranga, në makinën ku udhëtonin u kapën edhe një mitraloz dhe 3 pistoleta gati për qitje.

Për pistoletat barrën e ka marrë përsipër Uran Zyka, i cili ka deklaruar se shokët nuk dinin gjë për to. Ndërsa i çuditshëm ishte justifikimi për mitralozin tip sovjetik.

“E gjetëm në një kanal dhe po shkonim ta dorëzonim në polici”, – citohen të kenë deklaruar ata pas dyerve të mbyllura të gjykatës.

Dyshimet e prokurorisë janë se Zyka, Mustafa e Gjinika kishin marrë përsipër të ekzekutonin anëtarin e një grupi kriminal në Durrës.

Por për ti mbajtur në burg deri në fund të hetimit, prokurorja Enkeleda Xhengo ka ngritur ndaj tyre akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe moskallëzimit të krimit.

Mësohet se grupi hetimor po pret të dhëna me rëndësi për hetimin nga dy laptopët dhe 9 telefonat celularë që iu sekuestruan 3 të arrestuarve në kohën kur u vunë në pranga. /Ora News



3 Comments

  1. Zëri i Amerikës i kujton Bashës “ultimatumin” e Yuri Kim e precedentin “Doshi”/ Tani duhet të vendosë çfarë do bëjë me Berishën,ja dhe nje grup terrori perfunduar ne pranga te cilet financoheshin nga familja kriminale berisha prisnin urdherin per terror nga salihu taleban

    1. O ju hengert mortja si ju mban kjo toke..keni 70vjet qe e shtyni me grupe armiqsore..po ju jeni taliban e kalu talibanit..as leku nuk ju shko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *