• |
ide | kryesore

EMRAT/ 5 deputetët që refuzuan mandatin pas 25 prillit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të mblidhet për herë të parë në 10 shtator.

Për herë të parë një numër i madh deputetësh e kanë refuzuar të ulen në sallën e Kuvendit qoftë edhe 1 ditë të vetme pas fitores së tij në zgjedhje.

Gjithçka nisi në 26 prill kur numërimi i votave ishte në kulmin e tyre.

Kryetari i PSD-së, Tom Doshi, në një njoftim surprizë pasi kishte marrë 3 deputetë njoftoi se heq dorë nga mandati.

Pas tij ishte Gramoz Ruçi që njoftoi mbylljen e ciklit të tij 30-vjeçar në politikë.

Pak ditë më parë kryeministri Rama lexoi dorëheqjen e shefes së Spitalit Infektiv Najada Çomo.

Më pas ishte pedagogu Mark Marku që tha se nuk do të marrë mandatin e PD të fituar në qarkun e Lezhës.

I fundit ishte Lefter Koka me tërheqjen e tij ende të paqartë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *