• |
ide | kryesore

Enigma/ Çfarë e ndau Lefter Kokën me Edi Ramën?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Me një njoftim të shkurtër në Facebook, Lefter Koka njoftoi dorëzimin e mandatit të deputetit që fitoi nën siglën e  Partisë Socialiste në 25 Prill. Vendimi për të braktisur PS-në nga deputeti i Durrësit nuk shoqërohet me një arsye të qartë. “Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël” shkruan Koka, duke lënë evazive se çfarë ndodhi mes tij dhe Ramës, që e çoi drejt tërhiqjes nga grupi parlamentar i PS-së.


Spekulimi i parë që i jep një shpjegim vendimit të Lefter Kokës për t’u tërhequr nga PS, është momenti kur ai shpalli largimin nga mazhoranca: 24 orë para publikimit të emrave të qeverisë së re.


Gjasat janë që Koka ka pasur pritshmëritë e tij për një post në qeverinë e re. Jo vetëm sepse në Durrës ai u konfirmua si faktor, duke u renditur i dyti pas Edi Ramës me 9609 vota, por edhe sepse për t’u bashkuar PS-së iu desh të kalonte një divorc të vështirë me LSI-në. Si të mos mjaftonin këto,Lefter Koka u pa në rolin e “shkesit” para 25 Prillit, teksa ftonte Nasip Naçon në një darkë me Edi Ramën dhe Damian Gjiknurin.

Një zhgënjim i fortë nga Rama, në orët e fundit të caktimit të emrave të qeverisë së re, mund të ketë qenë një nga arsyet që Lefter Koka ka vendosur të largohet.

Spekulimi i dytë ka të bëjë me një devizë, që kryeministri Rama po e përsërit shpesh në takimet socialistët, të cilëve u thotë se PS nuk do të jetë mburojë e askujt, që përballet me ligjin.

Në fakt, Lefter Koka akuzohet se është në qendër të një afere korrupsioni që ka përfunduar në SPAK. Fillimisht Jamarbër Malltezi nga PD e konsideronte Kokën si “hallexhiun” e inceneratorëve. “Ketij hallexhiut i deklarova 14 muaj me pare “Pendohu, behu deshmitar i drejtesise” lidhur me aferen kriminale te inceneratoreve ku Rama-Ahmetaj po perlajne 178 milione euro POR Teri ka firmos per kete afere dhe tani do hedhe vallen sipas Rames” shkruante Malltezi.

Lexo edhe: Kryemadhi: Koka u ankua te Meta kur fola kundër inceneratorëve

Lexo edhe: Kryemadhi: Lefter Koka u përjashtua nga LSI pasi firmosi për inceneratorët

Lexo edhe” Investigimi/ Njeriu i inceneratorëve në listën e sigurtë të PS në Tiranë 

Më pas çështja plasi duke shkaktuar një zhurmë të fortë në media, pasi Koka u akuzua nga Monika Kryemadhi e LSI-së si njeriu që kishte firmosur për të realizuar projektet e inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Në dosjen që nxorri në media, Kryemadhi tha se Lefter Koka kur ishte Ministër i Mjedisit u vetëshpall si autoriteti nënkontraktor që do të negocionte me kompaninë e inceneratorit të Tiranës, ndërkohë që këtë tagër e kishte vetëm Këshilli i Ministrave. Ai u akuza se ka gënjyer këshillin e ministrave duke nënshkruar me dorën e tij se ngritja e inceneratorit nuk do të kishte impakt mbi buxhetin e shtetit. Këtë deklarim ai e ka paraqitur edhe pranë Këshillit të Ministrave gjatë procedurës së miratimit të VKM për Dhënien e Bonusit prej 8% të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”, e cila ishte përzgjedhur pa organizuar një garë ndërkombëtare me investitorë të huaj, sikurse kërkohej.

Për të gjitha këto veprime, Monika Kryemadhi dërgoi në SPAK dosjen ku kërkoi dënimin e tij për shpërdorim detyre.

Lefter Koka e ka mbrojtur projektin e inceneratorëve si një domosdoshmëri, pasi Durrësi, Tirana, Elbasani dhe Fieri ishin në “emergjencë mjedisore”.

Koka tha se vetëm fusha e mbetjeve kishte kosto deri në 400 mijë euro në vit dhe fusha vlen vetëm për 10 vjet.

“Qeveria ka një ligj për menaxhimin e mbetjeve. Incenerimi është një nga elementët e ligjit. Ishim në një situatë ku qytete si Durrësi, Elbasani, Fieri, Tirana ishin plot me mbetje. Vetëm fusha e mbetjeve kishte kosto deri në 400 mijë euro në vit. Një fushë mbetjesh zgjat deri në 10 vjet. Imagjino çdo 10 vjet një fushë të re për landfillin. Metoda që po ndjek gjithë bota është incerimi. Në 10 vjet janë 600-700 mijë ton mbetje. Dhe shkon në 10 metra lartësi dhe ujërat kontaminonin sipërfaqen”, tha Koka.

Lexo edhe: Kryemadhi firmos padinë për inceneratorët: 7 vite burg për Kokën, Veliajn, Agaçin

Monika Kryemadhi kishte një version tjetër të historisë.

“Për herë të parë me ineceneratorët kam dëgjuar në Mbrostar, ku kam njohur një grua, Lena quhet, gazetare, e cila ishte në krye të protestës kundër inceneratorit të Fierit. Aty zoti Koka u ankua tek ish-kryetari i LSI. Unë i kam thënë “ti e di shumë mirë qëndrimin tim”. Më ka kërkuar që të mos flisja kundër. Thoshte se “inceneratorët janë më mjedisorë se sa landfillet”. Megjithatë që nga ajo kohë unë nuk kam pasur më komunikim me z.Lefter Koka. Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje” – tha Kryemadhi ndërsa bënte me dije dosjen, që më pas depozitoi në SPAK.

Afera e inceneratorëve duket se kishte bërë bashkë Kokën me Edi Ramën dhe nuk është çudi që e njëjta, të jetë bërë shkak për t’i ndarë./Lapsi.al

29 Comments

  1. Shi kur te lexojme nje lajm tani pas ketij te sotmit. ….. ”’ Prapaskenat e largimit te Kokes ”’ ..
    Dhe lapsi si gjithomone do ta cliroje imagjinaten me lloj lloj skenaresh , ……natyrisht ghithmone kunder Rames.

    1. Teri ska lënë pidh pa qire përfshirë kunatën e tij kur kishte të vëllain në burg, vartëset në Ministrinë e Mjedisit ku shefen juridike e la me barrë pas një shërbimi “pune” në Itali bashkë me të.
      Punë qelbesirash Ripjerdhese.

      1. Po pse ka arsye tjeter qe bejne karriere keto femra ne administraten rilindase? Thuaja dhe emrin shefes, degjeneroje tamam se e meriton.

    2. @saved data

      Ke të drejtë shoku pioner i partisë.
      Arsyet se përse shoku Lefter nuk do jetë pjesë e komitetit për udhëheqjen e Shqipërisë janë thellësisht akademike. Teri do merret me studime për efektet jeshillore që i japin 3 incerenatorë mbeturinash pa filtër në një shtet me më pak se 3 milion banorë dhe studimi do nxjerri që ka nevojë për import të tyre që të punojnë me rendiment të lartë dhe pa ndotje.

      Pjesa tjetër që e detyroi Rama prej dosjeve që ka në Spak, Prokurori, shtetet e tjera të BEs si dhe lidhjet me grupet kriminale janë të gjitha shpifje dhe baltosje ndaj Udhëheqësit tonë.

    3. O NAMUT, e do hipotezën kryesore? Koka iku, që të goditet më lehtë Berisha pas koke.
      Po ku ke tru në kokën ti të kuptosh Ramutin.
      Bashkë me atë GELBAZËN, që hante byrek me gjizë tek SHQUPI. Ehë, s’ka gjizë më…

      1. Koka iku qe te goditet me lehte Berisha?:) hahahaha
        Po nuk eshte Berisha bythqim e hajduta si keto qe “japin doreheqje” pasi i ka flakur Ramazani me urdher nga lart me kompromisin qe dorohiqu qe mos te te qihet nena per ato milionat Euro qe ka marre me inceneratoret. Eshte thjesht biznes marreveshje.

        Berisha, ka muaj qe ju thote faktojini mufkat dhe gjithe ekipi i robqirve te Sorrosit heshtin se nuk e denojne dot me pacavuret e Mero Bazes e te Ben KurvBlushit.

    4. Ee, po cja fusni kot tani. Cfare e ndau thone. Asigje. Rama ka vetem nje shok te pare ne Durres, don Lazen. Ndaj dhe vete Rama shkoi ne Durres per te forcuar miqesine me mafian. Tipat si ky “Teri” me te vllane dhe gjithe kriminelet e tjere atje, jane nen don Lazen. Ah po, qe ka si keshilltar edhe Spartakun meqe jane te dy nga nje ane. Durrsi i mafies po pergatitet te fryjet.mire me parate e Shqiperise qe zagari i tyre Rama po i ben gati.

  2. Lefteri,dhe ca te tjere nga Rilindja do shkojne ne Burg !
    Eshte bere mullar ajo gjeja ketu dhe dikush duhet te paguaj,ne jete rast i bie qe fija te keputet te miku i afert i Edi Rames,monster e biri i monstres !
    Mire i behet Lefterit,ka blere vota per Edvinin sa nuk thuhet tani,ne gop te semes i qofte !!!

    1. Nuk eshte Rama nen presion nga USA,Lefter Koka dhe Jurges Çyrbja jan nen preson nga Rama se i fut ne listen amerikane non grata.I perdori per zgjedhjet per nje madat te sigurte,tani i flak jasht.Shkerdhta Rama e dinte se Lefter Koka dhe Jurges Çyrbja jan letra te djegura,por ngaqe kan rreth te madh dhe fitojn siguro i duheshin edhe per disa Muaj.Qe do ti shiste mafiozet Koka dhe Çyrbja ka qene llogaritur qe para zgjedhjeve nga Rama,dhe vendin e tyre do ta merrnin te tjere qe nuk fitonin nese kandidonin.

  3. pse si shtute dhe nja 10 hipoteza te tjera? Jo per gje po jeni bere si media qe shtie fall nga mengjesi deri e darke

  4. keta nga Malltezi deri tek Mona hajne mut kot, deri dje sa e kishin te tyrin nuk iu ndihej zeri se jo per gje po dhe keto firmat qe pretendojne qenkan hedhur nen bekimin e LSI

  5. Shume pak hipoteza lapsi shume pak. Me shume, me shuume presim. Koviktoret gazetar qe keni kane kohe boll pse i bien kaq shkurt vec me dy hipoteza?

  6. Berisha e ka shtuar presionin ndaj Lulzim Bashës për të refuzuar të gjitha tryezat e dialogut me Edi Ramën, pasi çdo marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës do të qetësonte situatën politike në vend dhe do të nxirrte “zbuluar” e jashtë loje vetë Berishën.Nje shkrim per shpellkarin e zakonshem qe shkruan me 11 emra ne komentet e tij njelloj si shprehja,pune jevgjish gjelle qensh

  7. Armina iu përgjigj: “Do doja mos kisha mjekër të dyfishtë dhe të kisha gjoks pak më të vogël, sepse shpina më dhemb shumë, po më vret”.Shpetoni karminen o shpellkare të cecenit salih,shko ndihmo karminen e salihut se eshte ne hall,o shpellkar cecen

    1. Ramazani po ta lexonte kete “perrle” qe ke shkruar do thote: “What the fuck”. Kurse une po te them, qe je komplet palle Ramazani o patronazhist!

  8. Keta po bien nje nga nje si kallinj misri , kushedi edhe sesa te tjere do ikin akoma . Me sa duket palloshi i perdori ne fushate per vota keto vemje dhe tani po ju fut gishtin te gjitheve . Tani normalisht lind pyetja : a do ishin te vlefshme keto zgjedhje ? Sepse shume vete kane votuar per mavite sepse kane votuar per persona individual . P.sh nga sa kemi degjuar , nese iken edhe djali i Qifes atehere keto zgjedhje nuk kane kuptim sepse me shume se gjysmen e votave ai e ka personale dhe aq me keq akoma nga elektorati i djathte . Keto zgjedhe perveçse masaker ishin edhe maskarada e radhes , kete po e tregojne shume mire faktet e “doreheqjet e detyruara” qe po shtohen çdo dite e me shume . Nuk keni pare gje akoma , me te bukurat do vijne me vone .

  9. Zëri i Amerikës i kujton Bashës “ultimatumin” e Yuri Kim e precedentin “Doshi”/ Tani duhet të vendosë çfarë do bëjë me Berishën

  10. do kete mor vesh qe linda ia ka lyp terit, po teri ka refuzu, i ka thone: smundem se i du te pastra !!

    i gjate eshte nxi, ene i boni dalje!

    guxo kush mos me ja knoq zonjen ??!!??

  11. Hipoteza kryesore eshte qe Ramazoni eshte njeri i pabese dhe i ndyre, qe pasi te perdor te hedh . Por mire ti behet Terit dhe Terave te tjere qe nuk mesuan nga gabimet e Nanos, Metes e te tjere te cilet e sollen Ramen ne pushtet dhe ai i kthuy kurrizin

  12. shqellkare e shurranjose të salihut ankohen shumë dhe për çdo gjë: për vapën, për të ftohtin, për shiun, për diellin, për trafikun, për politikën, për tezen, hallën, komshiun. Dhe ndërkohë që ankohen, gjithashtu, vrasin shumë mendjen për mendimin dhe aprovimin e të tjerëve.

    1. O shqipkare i 18:02-shit
      Nenen t’a kane qire,motren po e po,tashti shpellkaret presin me pa durim gruan,vajzen tende dhe vajzat e xhaxhait,dajos,tetos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu