• |
ide | kryesore

Flet Papa Francesku: E vërteta lajmit për dorëheqjen time

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Të jap dorëheqjen? Një fjalë mund të interpretohet në një mënyrë ose në një tjetër, apo jo? Këto gjëra ndodhin. Unë nuk e di nga doli ky lajm javën e kaluar se do të jepja dorëheqjen! As që më shkon në mendje.”

Me këto fjalë në një intervistë për një radio spanjolle, Papa Françesku mohon spekulimet për një largim të tij nga Selia e Shenjtë.

“Përballë interpretimeve që dalin paksa të shtrembëruara nga disa nga fjalët e mia, unë hesht, sepse sqarimi është më keq”, – thekson ai.

Në intervistën për Radio Cope, Papa Francesku foli edhe për pedofilinë.

“Unë them se abuzimi me një djalë për të filmuar një akt të pornografisë me fëmijë është djallëzor. Nuk mund të shpjegohet pa praninë e djallit”, – ndërsa ka folur për fenomenin brenda Kishës.

“Unë mendoj se disa gjëra po bëhen. Tani është një problem global dhe serioz. Unë ndonjëherë pyes veten se si qeveri të caktuara lejojnë prodhimin e pornografisë së fëmijëve”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *