• |
ide | kryesore

Greqia nuk toleron/ Pezullon rreth 6 mijë punonjës të pavaksinuar të kujdesit shëndetësor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Greqia nuk ka toleruar punonjësit e kujdesit shëndetësor që vendosën të mos vaksinohen. 5 mijë e 895 mjekë, infermierë e punonjës të spitaleve janë pezulluar ditën që vendimi ka hyrë në fuqi.


Këta kërkuan në Gjykatën administrative ndaljen e vendimit të qeverisë, por kjo nuk ndodhi. Beteja tashmë do të vijojë në gjyqin e 8 tetorit.


Ky ultimatum ishte dhënë prej kohësh nga qeveria e Mitsotakis dhe janë pezulluar punonjësit që nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës. Përplasja mes qeverisë e punonjësve që nuk duan të bëjnë vaksinën ka shkaktuar protesta në Selanik e Athinë.

1 Comment

  1. E mo se ku dinë gjë 5.800 mjekë e infermiere Grekë që vaksina është Jetë është mrekulli, nuk e kanë fatin që të kenë fanar ndriçues Liderin Suprem ,ManastirKurven,Rrakacollen….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu