• |
ide | kryesore

Katër akuza për dhunë seksuale, Mendy e pëson keq në burg: “Nga sektori i VIP, te të burgosurit me rrezik”

-Instant, Sport



Rasti që përfshin mbrojtësin e Manchester City, Benjamin Mendy, vazhdon t’i habisë të gjithë në Angli. Javën e kaluar, kampioni i botës 2018 u arrestua nga policia e Cheshire për t’iu përgjigjur katër akuzave për dhunë seksuale, për ngjarje të ndodhura mes tetorit 2020 dhe gushtit 2021. Në deklaratën për këtë cështje, policia kërkoi diskrecion dhe evitimin e rrjedhjes së informacionit nga personat e përfshirë, por duke qenë se bëhet fjalë për Anglinë, shtëpinë e tabloideve, dikush ka treguar se si po i përjeton francezi këto momente të ndërlikuara. Dhe se një tjetër surprizë e keqe ka ardhur për të…

BURGU – Siç shpjegon Sun, Mendy doli para gjyqtarëve ashtu siç pritej, por në fund të seancës ai u gjend në një situatë veçanërisht të papritur. Futbollisti mendoi se mund të kthehej në shtëpinë e tij me vlerë 5 milionë paund, por në vend të kësaj i thuhet se do të mbahej në burg. Pra, për të, të premten e kaluar, kishte një udhëtim drejt HMP Altcourse, një nga burgjet në Liverpool. Dhe sipas një burimi të kontaktuar nga gazeta britanike, kjo nuk ishte surpriza e vetme që e mërziti Mendy. Francezi kishte menduar se do të mbyllej në një sektor VIP të burgut, por në realitet ai e gjeti veten në sektorin… e të burgosurve në rrezik, duke qenë se kush dënohet për dhunë seksuale sulmohet shpesh nga të burgosurit e tjerë.

VIP – Diçka që e tronditi mbrojtësin e City, siç zbulon burimi. “Kur Mendy mbërriti, stafi i shpjegoi atij se ai do të mbahej në krahun e të burgosurve në rrezik, për sigurinë e tij personale. Por ndoshta, meqenëse ai është francez dhe nuk flet anglisht shumë mirë, ai nuk e kuptoi atë që ata i thanë. Dhe ai mendoi se do ta çonin në një krah VIP, të krijuar posaçërisht për të famshmit. Kur pa qelinë dhe kuptoi se me kë do të mbyllej aty, u trondit keq. Ai nuk ishte i lumtur dhe për të ishte një përvojë që e bëri atë të reflektojë shumë”. E kjo do të zgjasë të paktën deri më 10 shtator, kur francezi do të dalë përsëri para gjykatësit…



1 Comment

  1. Mund ta heqesh Zezakun nga Haleja por jo Halene nga Zezaku. Keta rrobqira kur bejne dy lek ju duket sikur kane Boten ne dore dhe do Zoti e perdhunojne ne burg dhe e therrin kete majmunin e xhungles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *