• |
ide | kryesore

Lëvizte me armë zjarri me vete, gjatë ndjekjes nga policia hodhi çantën

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 17-vjeçar i cili lëvizte me armë zjarri me vete është arrestuar në qytetin e Durrësit. Pasi është ndjekur nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur në oborrin e shtetasit G. K., çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “, i shtetasit I. R., 17 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *