• |
ide | kryesore

Rreziku i një krize emigracioni/ BE shpenzon 355 milion dollarë për të zhvendosur 30 mijë refugjatë afganë

-Instant, Arkiva, Planet
Kosova



Bashkimi Evropian ka paraqitur një plan për të shpenzuar 300 milionë euro për të zhvendosur rreth 30,000 refugjatë brenda bllokut në një përpjekje për të shmangur një krizë migracioni pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i bllokut, i bëri propozimin ambasadorëve të BE -së në një takim të 26 gushtit mbi Afganistanin, sipas një shënimi diplomatik të parë nga Bloomberg. Komisioni shtoi se fonde shtesë mund të viheshin në dispozicion.

Një zëdhënëse e BE tha se financimi nuk kufizohet vetëm për refugjatët afganë, por komisionerja e BE për çështjet e brendshme Ylva Johansson tha të martën se ajo planifikon të thërrasë një forum të nivelit të lartë të zhvendosjes këtë muaj për të trajtuar situatën afgane. Premtimet specifike të zhvendosjes do të duheshin bërë nga qeveritë individuale të BE -së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *