Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se kompanitë Lionsgate dhe Millennium Media, do të sjellin së shpejti pjesën e katërt “The Expendables”.
Sipas tyre aktorët që do të marrin pjesë do të jenë :Sylvester Stallone, Jason Statham, Dolph Lundgren, Rabdy Couture, 50 Cent, Tony Jaa dhe Megan Fox. Ende nuk dihet se cilët nga aktorët e serive të mëparshme do të marrë pjesë në film. Xhirimet e “The Expendables 4” do të fillojnë nga fundi i këtij viti me regji të Scott Waugh dhe skenar të Spenser Cohen.