• |
ide | kryesore

Skandali/ Talebanët kanë më shumë avionë e helikopterë se 10 shtete të NATO-s

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Tërheqja e amerikanëve dhe forcave aleate nga Afganistani nuk kishte si të shkonte më keq. Talebanët tashmë zotërojnë një forcë ajrore me vlerë dhjetëra miliona dollarëshe, përfshirë avionë sulmues dhe helikopterë amerikanë. Ata kanë tani më shumë mjete fluturuese se 10 shtete anëtare të NATO-s.

Forcat ajrore afgane kishin 167 helikopterë e aeroplanë, ndërsa 46 prej tyre janë dërguar në Uzbekistan për të mos rënë në duart e talebanëve. Forcat amerikane i kanë bërë të papërdorshëm 73 helikopterë e avionë të tjerë.

Kjo nënkupton që 48 helikopterë e aeroplanë janë marrë nga talebanët, duke bërë që grupi të ketë më shumë mjete fluturuese ushtarake se 10 shtete të NATO-s.

Këto shtete janë: Shqipëria, Bosnja, Estonia, Islanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Sllovenia.

Gjatë muajve të fundit, militantët kanë marrë nën kontroll dhjetëra baza të rëndësishme ajrore nga Bagrami në Mazar-i-Sharif dhe së fundi fluturuan me një helikopter 6-milionësh të tipit Black Hawk.

Raportohet se udhëheqësit e talebanëve i kanë urdhëruar trupat që të kërkojnë pilotë të forcave të shpërbëra ajrore të Afganistanit, të cilët kanë marrë trajnime të shtrenjta nga ShBA-ja dhe aleatët.

Të martën, talebanët e morën kontrollin edhe në aeroportin e Kabulit dhe u panë në avionin transportues, Hercules, që kushton 14 milionë dollarë, shkruan Daily Mail.

Numri i helikopterëve e aeroplanëve të talebanëve në krahasim me vendet e NATO-s: 

Image

/Express

 



10 Comments

  1. Skandali??? Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaaaaaahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhaaaaaaa

  2. Sleeping Joe eshte presidenti i duhur per kete katastrofe. Tani eshte mese e lexueshme se zgjedhjet amerikane u vodhen dhe perse shume shtete kane ne pushtet monstra.

  3. Kanë një mut. Ato mjete ishin të gjitha me difekt. Amerikanët jua hoqën paketat elektronike.
    Tani nuk bëjnë as për lodër për NAMUTIN…

  4. Mos flisni me budallalliqe. Sot shumica e personave te informuar dhe vete Pentagoni ka thene qe vec armeve te lehta asnje arme qe kane ne dore talebanet nuk eshte efektive.. Po beni scoop prej letre. turp per nje gazetarizem te tille!

  5. Lapsi gjejeni nje publikim te Reuters te bisedes telefonike midis Biden dhe Ashraf Gani te mbajtur ne 23 korrik per te kuptuar me shume rreth terheqjes.

  6. Po si do thone qe ishin ne rregull,po 10 mije foristradat Ford dhe toyota ishin pa paket elektronike,?,po mjetet e blinduara hamvy etj jane pa paketa,?,o 21.45 po ta pranojn qe jane pa difekte sleeping joe duhet me dhone doreheqjen .Pse po i kerkon trampi qe te kthehen armatimet nga afganistani apo per muhabet me kalu kohen ?,shko fli se e hongre darken me sufllaqe

    1. Akoma me Trump budallain ti. Trumpi ishte i pari qe dha afat dhe u terhoq me shpejt se te gjithe te tjeret. Mos harro tradhetine qe beri kunder Kurdeve etj etj..Trumpi ishte jo me shume se nje idiot

  7. Lapsi ju lutem bejini nje korigjim Daily Mail, andej nga vjen info dhe thuajini qe Bosnja Hercegovina nuk eshte vend anetar i NATO – s, ????

  8. Dhurate nga gomari Xho Bideja qe sot duhet te ishte ne azil po qe sorrosi i beri dhurate presidencen me vota te blera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *