• |
ide | kryesore

Tiranë/ Arrestohen 11 persona në orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë orëve të fundit, Policia e Tiranës, ka vënë në pranga 11 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar T. D., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “George Bush”, gjatë kontrollit të mjetit të tij, kanë konstatuar 6 shtetas të huaj(emigrantë të paligjshëm), të cilët kundrejt pagesës, do ti transportonte drejt kufirit me Kosovën, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Një 27-vjeçar është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit në kaskën mbrojtëse të motomjetit që drejtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit E. V., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” pasi me datë 27.08.2021, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasen A. M.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim E. Z., 31 vjeç, sepse më datë 31.10.2021, në rrugën “Vëllezërit Manastirliu”, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj hallës së tij. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim L. M., 37 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Po për veprën penale “Dhunë në familje”,  është  ndaluar shtetasi S. T., 37 vjeç,  pasi sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. M., 44 vjeç( i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr. 3) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”.

Ndërsa nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve: M.M., 20 vjeç, M. T., 32 vjeç, E. Sh., 29 vjeç dhe O. K., 25 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *