Një 55-vjeçar, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në një spital të Tiranës. Blutë njoftojnë se ai u gjet dhe u dërgua në spital nga punonjës të stafit mjekësor në kryeqytet, por nuk mundi të mbijetonte.
Ndërsa paraprakisht nuk raportohet për shenja dhune, mësohet se 55 vjeçari ishte endacak dhe deri më tani nuk janë paraqitur të afërm të tij për të bërë identifikimin e trupit.